E akuzuar për evazion fiskal, ylli francez i filmave Isabelle Adjani dënohet me 10 muaj burg dhe gjobitet 10 mijë euro
Një darkë intime në një restorant të Los Angelosit dhe ata i janë dorëzuar përkëdheljeve dhe përqafimeve të njëri-tjetrit. Quentin Tarantino dhe Uma Thurman “u kapën mat” pas shumë thashethemeve mbi një lidhje të mundshme mes regjisorit dhe aktores.
Dashuria mes regjisorit dhe protagonistes së “Pulp Fiction” është zbuluar në Kanë një muaj më parë, 20 vjet pas filmit të famshëm. Dhe duket që ata ende janë të pandarë. Gjithmonë larg syrit të paparacëve dhe bliceve të fotografëve. Edhe në këtë rast sapo kanë vënë re se ishin në objektivin e aparateve janë përshëndetur dhe përqafuar dhe pastaj kanë marrë drejtime të ndryshme.
Regjisori Tarantino e ka pranuar që Uma Thurman ka qenë gjithmonë një muzë fymëzimi për të. Pasioni i cili prej vitesh kishte ngelur në kuadrin artistik tashmë duket se të dy kanë gjetur mënyrën për ta transformuar në pasion sentimental.
Top Channel