“The Rock” flet për humbjen e mikut të tij Paul Walker

19/06/2014 00:00

“The Rock”, Dwayne Johnson ka folur lidhur me vdekjen e mikut të tij, aktorit të “Fast & Furious”, Paul Walker, në një aksident tragjik.

42-vjeçari tha se ishte në Florida, teksa po bënte xhiro me makinë me të dashurën e tij, Lauren Hashian, kur mori vesh lajmin e trishtë për vdekjen e mikut të tij, Paul Walker.

“Pashë mesazhet dhe, në një moment, fryma mu ndal”, thotë “The Rock”. “Të dy ishim të divorcuar dhe gjithmonë flisnim me njëri-tjetrin për lidhjen e fortë të një babai me vajzën. Paul kishte një vajzë 12-vjeçare, të quajtur Simone, me ish-bashkëshorten, Dany Garcia. Ai ishte një njeri i mrekullueshëm dhe në këtë botë të çmendur, Paul ishte një vlerë e shtuar”, thotë “The Rock”.

“Ishte një periudhë shumë e trishtë për mua. Nuk dëshiroja të bëja asgjë. Nuk doja të shkoja në asnjë vend. Kam qarë shumë për humbjen e mikut tim të shtrenjtë”, thotë “The Rock”. Muskulozi Dwayne Johnson, së shpejti do të jetë në ekranin e madh të kinemasë, në rolin kryesor me filmin “Herkuli”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel