Terry me pushime (jo në Brazil)

19/06/2014 00:00

I tërhequr nga kombëtarja angleze në vitin 2012 pas akuzave për racizëm ndaj lojtarit të QPR, Ferdinand, John Terry duket se nuk po e vuan shumë mungesën në Brazil.

Mbrojtësi i Chelsea-t dhe ish-mbrojtësi i “3 luanëve” ka zgjedhur brigjet e Greqisë për të kaluar disa ditë pushime me familjen e tij. Ai postoi në rrjetet sociale disa foto me bashkëshorten e tij Toni dhe me dy fëmijët e çiftit.

Paraqitja e tij në sezonin e fundit në Premier Ligë i detyroi disa media angleze që t’i bënin thirrje trajnerit Roy Hodgson që ta thërriste në kombëtare, por pavarësisht këtyre thirrjeve, Hodgson vendosi ta lërë jashtë kapitenin e Chelsea-t.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel