Sekretet e Michelle Rodriguez

19/06/2014 00:00

Është e njohur jo vetëm për lidhjet e saj “të çuditëshme”, por edhe për linjat trupore që i fshehin mrekullisht moshën që ka.

Aktorja amerikane, Michelle Rodriguez tregon sekretin e kësaj forme. Ajo është fotografuar të mërkurën në Santa Monica nën hyrje të një palestre, ku me siguri do ketë shpenzuar goxha energji pasi qendroi plot 2 orë brenda.

Në fillim të vitit 35-vjeçarja u shoqërua me modelen Cara Delevingne. Romanca mes dy bukurosheve duket se ka marrë fund, pavarësisht se as Rodriguez dhe as modelja 21-vjeçare nuk kanë deklaruar zyrtarisht një gjë të tillë.

Ndërkohë, aktorja e bërë e famshme dhe për rolin e saj në “Fast and Furious”, foli edhe për prirjet e saj seksuale.

“Kurrë nuk kam ecur në tapetin e kuq në krah të një personi, ndaj njerëzit pyesin cfarë bën kjo vajzë me jetën e saj seksuale? Shumë mendojnë që jam lezbike. Epo i janë afruar. I kam provuar edhe meshkujt edhe femrat. Jam kurioze, meshkujt janë intrigues, po ashtu edhe femrat”, deklaroi ajo për “Entertainment Weekly”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel