Rihanna duket se i ka vënë sytë Kevin Price Boateng

19/06/2014 00:00

Melissa Satta, e fejuara e futbollistit Kevin Prince Boateng, është gati që të niset drejt Brazilit, për të bërë tifozllëk për Ganën, në ndeshjen e së shtunës kundër Gjermanisë.

Por, Rihanna duket se i ka vënë sytë futbollistit të Ganës dhe, ish-velina Satta ka një motiv më shumë për të qenë pranë të fejuarit të saj. “Besoj se do të bëj tifozllëk për Ganën”, ka shkruar në “Twitter” këngëtarja nga Barbados.

Ajo ka postuar edhe një foto të futbollistit, duke shkaktuar një valë diskutimesh, se “këngëtarja kërkon t’i vjedhë Boateng-un, Melissa Satta-s”.

Nuk është hera e parë, që Rihanna provokon nëpërmjet “Twitter”-it, pasi edhe disa kohë më parë kishte deklaruar admirimin e saj për futbollistin portugez, Cristiano Ronaldo.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel