Ribashkohen “Destiny’s Child” në videon e re të Michelle Williams

19/06/2014 00:00

Beyonce, Michelle dhe Kelly, pjesëtaret e ish-grupit “Destiny’s Child” vendosën të ribashkohen në videon më të re të Michelle Williams, për t’i plotësuar dëshirën fansave të tyre të panumërt.

Gjithsecila nga anëtaret e grupit, tashmë ka karrierën e saj solo, por Beyonce Knowles ka shkëlqyer më së shumti, duke u kthyer në divën e muzikës botërore.

Beyonce ishte shumë e lumtur, që mori pjesë në videon e mikeshës së saj, Michelle, së bashku me Kelly-n. Në video, Beyonce dhe Kelly janë “back vokal” dhe në qendër është Michelle. Ky ribashkim ishte një dhuratë për të gjithë fansat e pafundëm të ish-grupit “Destiny’s Child”.

Videoja u prezantua në emisionin “Good Morning America” dhe Michelle Willians pranoi se ishte shumë e emocionuar, që mikeshat e mbështetën në këngën e saj të re “Say Yes”. Ajo tha: Jam shumë e emocionuar, që vajzat e mia erdhën për të mbështetur projektim tim të ri.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel