Kim Kardashian: Ne jemi në muaj mjalti dhe gjithmonë do të jemi

19/06/2014 00:00

Kim Kardashian, ekskluzivisht për “Mail Online”, ka folur për martesën e saj me Kanye West, duke thënë se ajo e trajton atë sikur të ketë ditëlindjen çdo ditë.

Ylli i “reality show” foli në lidhje me dasmën dhe përkushtimin ndaj reperit, me të cilin u lidh në kurorë në muajin Maj, në Itali.

Duke folur për herë të parë, që nga dita e madhe e martesës, 33-vjeçarja thotë se ata janë gjithë kohës në telefon me njëri-tjetrin, kur ata janë larg.

Kim foli ekskluzivisht për “Mail Online”, teksa merrte pjesë në një “party” të festivalit “Cannes Lions” në Francë, e veshur me një fustan të gjatë nga Balmain. “Gjithmonë mendoj se ne, si çift, do të jemi gjithmonë në muaj mjalti. Ne përpiqemi që ta bëjmë jetën, sa më të gëzueshme që të mundemi. Ne bëjmë udhëtime dhe punojmë shumë fort kur jemi bashkë dhe, kur jemi të ndarë, jemi gjithë kohës në telefon, në mënyrë që koha të mund të kalojë sa më shpejt”, thotë Kim Kardashian.

Javën e ardhshme pritet që të prezantohet edhe një “video game”, e quajtur “Kim Kardashian Hollywood”, e cila mund të shkarkohet në “Google Play” dhe “App Store”.

Objektivi i lojës është që të krijojë dëshirën për famë, që të mund t’iu çojë drejt rritjes së pasurisë dhe botës së Hollywood-it.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel