JLO finalizon divorcin me Marc Anthony

19/06/2014 00:00

44-vjeçarja Lopez, jo vetëm u nda nga i dashuri i saj prej 2 vitesh, Casper Smart, por tashmë – sipas “E!News” – ajo finalizoi edhe divorcin këtë javë, nga ish-bashkëshorti prej 7 vitesh, Marc Anthony.

Jennifer Lopez dhe Marc Anthony, të cilët nga martesa e tyre kanë 2 binjakë 6-vjeçarë, Max dhe Emma, u ndanë rreth 3 vite më parë. Ajo u shfaq e buzëqeshur, teksa u fotografua të mërkurën në New York, së bashku me mamanë e saj Guadalupe.

Ylli i muzikës botërore u shfaq e veshur “casual”, me pantallona ngjyrë blu dhe një T-Shirt të bardhë. “E! News”raportoi se Jennifer Lopez zyrtarisht finalizoi divorcin nga “El Cantante”, Marc Anthony.

Në Korrik të  vitit 2011, ata deklaruan edhe ndarjen pas 7 vitesh martesë dhe, në një deklaratë të përbashkët në atë kohë, thanë se “ky ishte një vendim shumë i vështirë. Ne kemi ardhur në një përfundim miqësor për të gjitha çështjet”.

Edhe në dokumentet e siguruara nga “E!News”, artistja figuronte zyrtarisht si Jennifer Munez.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel