Shakira së shpejti me një video të re

18/06/2014 00:00

Shakira është bërë gati për videon e saj të re teksa është fotografuar në skenën e xhirimit e shoqëruar nga asistenti i saj. Një  bashkëpunim shumë i suksesshëm ishte me artisten Rihanna me këngën “Can’t remember to forget you”.

Shakira mbërriti në skenën e xhirimit me pantallona të shkurtra dhe taka të larta dhe më pas u shfaq me një fustan të gjatë dantelli.

Ylli kolumbian është zgjedhur në kopertinën e revistës “Glam Belleza Latina” për muajin qershor dhe në një intervistë jep arsyet se përse nuk dëshiron të martohet me të dashurin e saj, futbollistin spanjoll Gerard Pique.  

Shakira për “Glam Belleza Latina” thotë: “Ne tashmë e kemi atë që është thelbësore. Ne jemi të bashkuar dhe e duam shumë njëri-tjetrin dhe djalin”.

“Këto aspekte të marrëdhënies tonë janë të stabilizuara dhe martesa nuk do t’i ndryshojë ato. Por, nëse do të martohem ai është i vetmi”, thotë Shakira.  

FOTO GALERI
1/8
Shakira së shpejti me një video të re

Top Channel