Novak Djokovic i thotë mirupafshim beqarisë

18/06/2014 00:00

Përpara martesës me të fejuarën Jelena Ristic, tenisti Novak Djokovic ka vendosur të argëtohet me miqtë e tij mes kukullave të zhveshura dhe striptizmit.

Novak Djokovic i është dorëzuar një feste të çmendur. Për t’i thënë mirupafshim beqarisë tenisti serb ka organizuar një “party” në pishinë me miqtë e tij mes kukullave të zhveshura.

“Game Over Amigo” shkruan një T-shirt e veshur nga kampioni, i cili muajin tjetër do të shkojë drejt altarit me të fejuarën Jelena Ristic.

Ai është takuar me të fejuarën në vitin 2005 pas fitores në turin “US Open”. Çifti prillin e kaluar njoftoi se ishte në pritje të fëmijës së parë.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel