Balotelli tashmë e ka fituar Fanny-n

18/06/2014 00:00

Çifti i momentit në Itali duket se është Mario Balotelli dhe Fanny Neguesha. E përjavshmja italiane “Chi” ka publikuar foto ekskluzive të çiftit në momente të lumtura në plazhet braziliane.

Futbollisti italian është i lumtur dhe po jeton një moment të artë. Pas “Po”-së për të shkuar drejt altarit me modelen belge, edhe mediat angleze duken në një qetësi të pazakontë.

Meritë e Fanny-t? Ndoshta ajo i ka dhënë atë qetësi “djalit të keq”, i shumëpërfolur për skandalet e tij dhe karakterin impulsiv.

Gjërat duken serioze pas unazës që i dhuroi në Rio de Janiero të dashurës dhe futbollisti italian pritet së shpejti të shkojë drejt altarit.

Top Channel