Video/ Mbi 100 robotë përgatiten për gjysmëmaratonën e dytë humanoide në Kinë Galeria Kombëtare e Arteve ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me Muzeun e Artit të Ningbosë. Një shkëmbim kulturash dhe eksperiencash mes artistëve shqiptarë e atyre kinezë.
Artan Shabani, drejtor i GKA-së, shprehet: “Artistët shqiptarë mund të shkojnë në Ningbo për të kryer rezidencën artistike, ku mund të ekspozojnë veprat e tyre tek një publik i vëmendshëm.”
GKA-ja së shpejti do të shpallë online konkursin për artistët që do t’i propozohen Muzeut të Ningbosë. Bordi artistik i Galerisë do të përzgjedhë punimet më të mira.
Përpos veprave të artistëve bashkëkohorë, në Kinë do të prezantohen edhe ekspozita me kuadro të cilat i përkasin fondit muzeal të Galerisë, nga fillesat e pikturës shqiptare deri në ditët e sotme.
Në marrëveshje përfshihen edhe trajnime për restaurues: “Kina ka një eksperiencë unike për restaurimin e pëlhurave, letrës, mëndafshit apo drurit. Është një eksperiencë pozitive që krijon një përvojë në sektorin e restaurimit.”
Pranë GKA-së do të çelen ekspozita me artistë nga Kina.
Top Channel