Ricky Martin mbërrin në Sidnej me 2 binjakët e tij

17/06/2014 00:00

“The Voice of Australia” është në prag të nisjes dhe Ricky Martin është një ndër anëtarët e jurisë. Ai u fotografua teksa mbërriti në aeroportin e Sidnejit së bashku me dy binjakët 5-vjeçarë, Matteo dhe Valentino.

Binjakët e tij kanë lindur nga një grua sorrogado në gusht të vitit 2008. Ricky dhe partneri i tij, Carlos Gonzalez, i dhanë fund marrëdhënies në muajin janar, pas 5 vitesh bashkëjetesë.

Zëdhënësi i yllit të muzikës, i cili në vitin 2010 pranoi homoseksualitetin e tij pas shumë vitesh spekulime, tha për revistën “People”: “Ricky dhe Carlos i dhanë fund marrëdhënies së tyre, por ata qëndrojnë të bashkuar dhe ndajnë eksperiencat bashkë”.

Tashmë që Ricky është rikthyer në Australi, javët do të jenë të zëna sepse së shpejti në Channel Nine nisin episodet live të “The Voice of Australia”.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel