Pamela Anderson: Gjoksi më ka ndihmuar në karrierën time

17/06/2014 00:00

Njohja dhe fama ka ardhur falë atij kostumi të kuq në telefilmin e famshëm “Baywatch”.  Pamela, e cila sot është 46 vjeç thotë , “ gjoksi më ka ndihmuar në karrierën time”.  Aktorja në “Taormina Film Fest”  ka treguar edhe mbi projektet e saj më të fundit në kinematografi. Një film i Werner Herzog, ku Anderson do të luajë rolin e një nënë, ku djali i saj akuzohet për vrasje. Në setin e xhirimit do të jetë edhe Mike Tyson.

Filmi që pritet të nisë xhirimet në mesin e shtatorit në Meksikë nuk do të jetë projekti i vetëm për Pamelën.  Aktorja po punon edhe në 2 produksione televizive.

Anderson është shumë e lumtur për këto të reja në jetën e saj, “fëmijët e mi tashmë janë të rritur dhe kam më shumë kohë për veten”.

Gjithashtu vazhdon edhe betaja e saj në luftën kundër dhunës ndaj gruas.

“Kam realizuar një fondacion që ndihmon viktimat e dhunës. Në Kanë kam rrëfyer gjera shumë intime për ato që më kanë ndodhur në fëmijëri. Kam qenë e ngacmuar seksualisht qysh fëmijë dhe më pas kam patur aventura me sfond seksual shumë të trishta”, thotë Anderson.  

FOTO GALERI
1/7
Pamela Anderson: Gjoksi më ka ndihmuar në karrierën time

Top Channel