U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Ambientalistët i kërkojnë Ministrisë së Mjedisit dhe strukturave përkatëse të detyrojnë të gjitha fabrikat, punishtet dhe çdo subjekt, që operon në fushën e prodhim-përpunimit, të përpunojnë ujrat që përdorin, më parë se t’i derdhin ato në rrjetin e kanalizimeve, apo liqene.
Sipas Sazan Gurit, 99% e këtyre bizneseve nuk i trajtojnë ujrat e dala nga veprimtaria e tyre prodhuese, duke i shkaktuar një dëm të madh mjedisit.
“Kemi shumë fabrika, duke nisur nga punishtet e thjeshta e deri te fabrikat kombinale, ujin e të cilëve, përfshi vajrat, grasot, naftën, nuk duhet kurrsesi ta çojnë në këto impiante të mëdha. Çdo lloj punishteje duhet të ketë impiantin e saj. Nuk mundet që këto fabrika ta çojnë ujin nëpër impiantet nëpër të cilat po ndërtohen. Ne po ngrejmë një kauzë, që është e përfshirë nëpër ligje, por që nuk zbatohet. Së bashku me policinë bashkiake, atë mjedisore, apo Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, duhet t’i detyrojmë çdo impiant prodhues të ketë edhe impiantin pastrues”, tha Sazan Guri, ambientalist.
Në një simpozium mbi trajtimin e ujrave të përdorur, civile dhe industriale, Guri u shpreh për një nismë të re mjedisore dhe ligjore. Sipas tij, instalimi i impianteve për trajtimin e ujrave të përdorura nga bizneset është një detyrim i pazbatuar deri më tani dhe mbart një kosto financiare, por nuk mund të krahasohet me dëmin, që shkaktojnë ata në mjedis.
“Nëse i bën mjedisit një nder, ai ta kthen me qindra herë. Ndryshe, ne jemi ata që nuk paguajmë një taksë për ujin e përdorur, ndërkohë që sëmundjet apo problemet e shkaktuara prej tyre, janë me mijëra herë më të mëdha se sa ajo taksa fillestare, apo se ai deporator që kushton disa mijëra euro. Kjo nuk më intereson, por më duhet që një impiant prodhimi, që përdor këtë ujë për të bërë produkte, përpara se ta derdhë atë në ndonjë kanal, lumë apo liqen, duhet ta ketë pastruar”, tha Sazan Guri.
Prania e metaleve të rënda, hidrokarbureve dhe, ndonjëherë, edhe lëndëve të ngurta, që dalin nga proceset e përpunimit apo riciklimit, kanë ndikuar shpesh në bllokimin e rrjeteve të kanalizimeve të qyteteve.
Top Channel