E akuzuar për evazion fiskal, ylli francez i filmave Isabelle Adjani dënohet me 10 muaj burg dhe gjobitet 10 mijë euro
Halle Berry mori pjesë në premierën e dramës “Extant”, ku luan rolin e një austronauteje që rikthehet në shtëpi pas disa kohësh punë në hapësirë.
Halle Berry dukej “jashtë kësaj bote”, kur mbërriti të hënën në premierën e filmit fikshën-dramë me një fustan metalik. 47 vjeçarja shoqërohej nga bashkëshorti i saj Oliver Martinez, i cili kishte veshur një kostum elegant.
Filmi tregon për Molly Woods, që luhet nga Halle Berry, që shkon në një mision 13-mujor në hapësirë, por që nuk kthehet vetëm. Gruaja, e cila nuk kishte mundësi të lindte, papritur kishte mbetur shtatëzënë gjatë ekspeditës pa kuptuar sesi.
Këtu nis dhe gjithë misteri i dramës shkencore. Filmi “Extant”, me regjisor Steven Spilberg, do të shfaqet më 9 korrik në CBS.
Top Channel