Halle Berry në premierën e dramës “Extant”

17/06/2014 00:00

Halle Berry mori pjesë në premierën e dramës  “Extant”,  ku luan rolin e një austronauteje që rikthehet në shtëpi pas disa kohësh punë në hapësirë.

Halle Berry dukej “jashtë kësaj bote”, kur mbërriti të hënën në premierën e filmit fikshën-dramë me një fustan metalik. 47 vjeçarja shoqërohej nga bashkëshorti i saj Oliver Martinez, i cili kishte veshur një kostum elegant.

Filmi tregon për Molly Woods, që luhet nga Halle Berry, që shkon në një mision 13-mujor në hapësirë, por që nuk kthehet vetëm. Gruaja, e cila nuk kishte mundësi të lindte, papritur kishte mbetur shtatëzënë gjatë ekspeditës pa kuptuar sesi.

Këtu nis dhe gjithë misteri i dramës shkencore. Filmi “Extant”, me regjisor Steven Spilberg, do të shfaqet më 9 korrik në CBS.

FOTO GALERI
1/7
Halle Berry në premierën e dramës “Extant”

Top Channel