Cheryl Cole rikthehet në juri

17/06/2014 00:00

Ajo u shkarkua si anëtare e jurisë e talent show-t muzikor amerikan në vitin 2011, por më në fund Cheryl Cole është rikthyer në vendin që i takon.

Nga imazhet e reja të  jurisë së këtij viti, Cheryl Cole është e ulur pranë Simon Cowell dhe këngëtares së grupit “Spice Girl”, Mel B.

Anëtarët e jurisë janë Louis Walsh, Mel B, Cheryl Cole dhe i famshmi Simon Cowell.  Ndoshta nuk është befasi që ish pjesëtarja e grupit “Girls Aloud” ishte vendosur larg Louis Walsh, pasi zërat thonë se ajo i ka kërkuar Simon që ta largonte nga show.

Cole dukej më se e lumtur e ulur pranë Mel B, pavarësisht nga komentet negative që ajo bëri në vitin 2008 në lidhje me “Spice Girls”.

Sipas “The Mirror” ajo tha, “ne kemi qenë nëpër turne për rreth 6 vjet. Ndërsa “Spice Girls” për rreth 18 muaj. Ne e njohim atë se çfarë “Spice Girls” kanë bërë, por unë mërzitem shumë kur njerëzit që takoj në rrugë më thonë, ju jeni “Spice Girls” e ardhshëm”.

Cheryl mbërriti përpara se të hynte në audicionet e spektaklit me një veshje të bardhë, e rrethuar nga shumë fansa që i kërkonin autografe dhe dëshironin të shkrepnin një foto me të.

FOTO GALERI
1/3
Cheryl Cole rikthehet në juri

Top Channel