Vathë diamanti në ditëlindjen e parë të North West

16/06/2014 00:00

Harrojini librat për fëmijë dhe arushët, në ditëlindjen e parë të vajzës së Kim Kardashian dhe Kanye West, por vetëm diamantë.

Ata u fotografuan teksa bënin shëtitje me vajzën e tyre dhe në veshët e vogëlushës shkëlqenin vathët e diamantit që prindërit ia kanë dhuruar në ditëlindjen e parë të saj.  

Vogëlushja North e veshur me një fustan të bardhë ishte në koordimin të plotë me mamanë, yllin e “The Keeping up with Kardashians”.

Mamaja e Kim, Kris Jenner postoi një foto të vogëlushes North në Instagram ku shkruante: “Gëzuar ditëlindjen mbesa ime e bukur! Ti je një ëngjëll dhe unë të dua shumë” .

FOTO GALERI
1/9
Vathë diamanti në ditëlindjen e parë të North West

Top Channel