Timberlake-Biel fotografohen bashkë pas shumë javësh

16/06/2014 00:00

Më në fund pas shumë javësh çifti Jessica Biel dhe Justin Timberlake u fotografuan bashkë pasi kishin  shijuar një lojë golfi.

Ata dukeshin që kishin kaluar një kohë të mrekullueshme bashkë në një klub golfi në  liqenin e Tolukës në Kaliforni.  

Jessica ishte veshur me shumë për një ndeshje tenisi sesa golfi me një fund të shkurtër të bardhë që evidentonte këmbët e aktores.

Këngëtari 32-vjeçar gjeti pak kohë për të shkruar një mesazh në “Twitter” për njerkun e tij Paul me rastin e “Ditës së Babait”, për ndihmën e madhe që i kishte dhënë në karrierën e tij.

Timberlake në “Twitter”: “Ju më keni mësuar më shumë se kushdo tjetër mbi jetën. Të dua dhe të vlerësoj pafundësisht. Gëzuar Ditën e Babait!”

FOTO GALERI
2/6

Top Channel