JLO, “selfie” me bikini dhe pa “make-up”

16/06/2014 00:00

Tashmë ajo është “single” pas ndarjes nga “toyboy” Casper Smart dhe ka vendosur që ditët e pakta të pushimit t’i kalojë nën shoqërinë e miqve më të mirë dhe mamasë së saj.

Artistja postoi disa foto në faqen e Instagramit me mamanë Guadalupe Rodriguez me mbishkrimin “Mami dhe unë”, një “selfie” ku shfaqej pa “make-up” dhe një tjetër me miqtë e saj më të mirë.

Nesër është dita e madhe për Lopez sepse prezantohet albumi i dhjetë i titulluar A.K.A. Përveç muzikës, në vitin 2015 pritet të dalin në ekranin e madh të kinemasë edhe 3 filma ku JLO shihet protagoniste.

Fitimet e artistes janë marramendëse, rreth 52 milionë dollarë në vit, ku përveç të ardhurave nga muzika dhe aktrimi ajo ka edhe linjë të parfumeve, të veshjeve dhe pjesëmarrjen në produksione televizive si anëtare e jurisë së spektaklit “American Idol”.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel