Cili është sekreti në bustin e ri të Nicole Kidman?

16/06/2014 00:00

Nicole Kidman shfaqet ndryshe. Të paktën kështu duket nga fotot e disa viteve më parë, duke e krahasuar me daljet e fundit publike. 46-vjeçarja duket se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, sepse fotot tregojnë për një pamje të re të bustit të saj.

Gjatë parakalimit në tapetin e kuq të yllit të kinematografisë hollivudiane, Kidman kishte veshur një fustan me një dekolte shumë të hapur, që tregonte “asetet” e saj të reja.

Gjatë një interviste, ylli australian tha se ishte tërësisht natyrale, vetëm kishte bërë disa ndërhyrje me botox në fytyrë. Aktorja, në gazetën italiane “La Repubblica”, në shkurt të 2013-s, tha: “Nuk do të bëj ndërhyrje. Kam përdorur botox fatkeqësisht, por jo më, sepse tashmë mund të lëviz muskujt e fytyrës time”.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel