U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka biseduar me gjimnazistët e “Sami Frashërit” çështjet e rendit dhe sigurisë publike.
Tahiri tha se Policia e vetme nuk mund të kthehet në “digën” ku përballet gjithë problematika e një shoqërie, por duhet të jenë vetë qytetarët ata që luajnë rolin e tyre duke denoncuar.
“Në qoftë se do t’ju pyesja sa prej jush i kanë rënë qoftë edhe njëherë të vetme numrit 129, për të raportuar çdo lloj shkelje, që nga semafori i kuq deri tek dhuna në familje tek një komshiu juaj? Por di t’ju them se ne sot vuajmë percepsionin e gabuar, sipas të cilit është Policia për të gjitha. Nuk është kështu dhe nuk mund të jetë kështu. Nuk është Policia për të gjitha, nëqoftëse nuk janë qytetarët për veten e tyre. Dhe niset nga qytetarë të mirë për të ndërtuar sigurinë, deri tek diga e fundit që besoj unë është Policia. Nëqoftëse ju ndërtoni këtë mekanizmin parandalues, që rrezikun e tjetrit ta konsideroni edhe rrezikun tuaj, edhe të të gjithëve, ja dalim të gjithë bashkë që ta bëjmë më të mirë këtë shoqëri”, tha Tahiri.
Top Channel