U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Rrëshqitja e një masivi dheu si pasoje e reshjeve të dendura të shiut është bërë shkak për bllokimin e aksit nacional Pogradec-Qafthanë për disa orë. Reshjet ndikuan në shembjen e rrugës, e cila ende është në ndërtim.
Një masiv dheu rreth 300 metër kub ka rrëshqitur nga faqja e malit duke zënë të dyja kahet e rrugës dhe duke krijuar radhë të gjata mjetesh, të cilat kanë qëndruar në pritje të zhbllokimit të rrugës.
Rrëshqitja e dherave në afërsi të Gurit të Kuq ka sjellë bllokimin total të lëvizjes për të gjitha llojet e automjeteve, duke shkaktuar edhe radhë kilometrike. Me anë të një mjeti të rëndë është bërë pastrimi i rrugës dhe nisja e lëvizjes.
“Shkak janë bërë shirat e shumtë që kanë rënë në Rrethin e Pogradecit. Janë shkqputur rreth 300 metra kub aluvione. Kemi bërë të mundur hapjen e përkohshme të rrugës dhe më pas do të bëjmë edhe pastrimin e plotë të saj”, tha Gentian Pere, përgjegjës i ndërmarrjes së rrugëve.
Aksi i cili ka një problematikë të theksuar, sa i takon infrastrukturës ka pasur problem për lëvizjen e mjeteve edhe pas zhbllokimit ku gropat e përmasave të ndryshme të mbushura me ujë janë bërë pengesë për lëvizjen lirshëm të mjeteve, duke sjellë ngarkesë edhe në trafik.
Top Channel