Novak Djokovic anulon dasmën për turin e Wimbledon-it

14/06/2014 00:00

Ylli i tenisit botëror, serbi Novak Djokovic do të martohej këtë fundjavë në Malin e Zi me të dashurën e tij, Jelena Ristic. Por duket se ai ka ndërruar mendje momentet e fundit. 

Të ftuar do të ishin Sarah Ferguson, Richard Branson, Andy Murray, Maria Sharapova dhe shumë të tjerë të cilët do iu duhet që tashmë të ndryshojnë planet. Dasma pritet të zhvillohet në fundjavën e parë pas përfundimit të turit Wimbledon.
 
Djokovic shpreson të kapërcejë performancën dramatike të “French Open”, e cila u fitua sërish nga tenisti spanjoll, Rafael Nadal.

Çifti ka së bashku rreth 8 vjet dhe në një intervistë për ‘Daily Mail’ e dashura e Djokovic thotë: “Ne i japim njëri-tjetrit një suport emocional që është shumë i rëndësishmëm. Ai është shumë mbështetës dhe më inkurajon në punën që unë bëj”. 

FOTO GALERI
1/7
Novak Djokovic anulon dasmën për turin e Wimbledon-it

Top Channel