JLo dhe videot e saj të reja
14/06/2014 00:00
Jennifer Lopez ka prezantuar dy ekstrakte nga 2 videot e saj më të reja që priten të dalin në treg. Videoja e re “Booty” duket se është një himn për të pasmet e saj.
Në video janë vënë më në pah se kurrë të pasmet e saj dhe të disa balerinave që e shoqërojnë në performancë artisten.
Së fundmi Lopez ka qenë më e pranishme se kurrë në media për anën profesionale dhe jetën personale. JLo mori pjesë në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës “Brazil 2014”, ku performoi edhe himnin zyrtar të Botërorit (We are one).
JLo pas ndarjes nga Casper Smart po përflitet për një flirt të mundshmëm me balerinin Maksim Chmerkovskiy, i cili është i lidhur me modelen 22-vjeçare Kate Upton.
Top Channel