U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, gjobiti 117 zyrtarë në nivel qendror dhe lokal për “mosdeklarim periodik apo me kërkesë, në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, të pasurive siç e kërkon ligji”.
Në njoftimin e këtij institucioni thuhët se “Inspektori i Përgjithshëm, gjatë këtyre ditëve, përmes Vendimeve të posaçme, vendosi masën administrative “gjobë” për subjektet deklarues që rezultuan të mos kenë dorëzuar deklaratën e interesave private”.
Gjobat e vendosura varjojnë nga 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë deri në 100.000 (njëqind mijë) lekë”. Lista e 117 zyrtarëve të gjobitur dominohet prej drejtorëve nga institucione të ndryshme, përfshi edhe tre nënperfektë.
Top Channel