Elisabetta Canalis humbet fëmijën

14/06/2014 00:00

Nëpërmjet një postimi emocionues dhe të sinqertë në rrjetet sociale, showgirl-i italian Elisabetta Canalis  ka thënë që ka humbur fëmijën e saj. Ajo i falenderon të gjithë ata që i qëndrojnë pranë, por thotë se është shumë e dëshpëruar, por edhe me fat njëkohësisht për partnerin e saj.  

Në rrjetet sociale Canalis ishte kritikuar kur kishte postuar foto teksa bënte sport duke patur parasysh që ishte shtatzënë.
 
“Do të dëshiroja ta nisja këtë postim në një mënyrë ndryshe, duke falenderuar të gjithë personat, nënat që më kanë shkruar gjëra kaq të bukura. Nuk kam dashur të flas për shtatzëninë time, por media e bëri këtë gjë sepse kështu ndodh kur je person publik dhe nuk është faji i askujt”, thotë Canalis.
 
Një mesazh plot dashuri, por edhe i mbushur me dhimbje për atë që ka ndodhur në jetën e saj.

“Ështe e kotë që të them sesi ishte programuar jeta ime këto 3 muajt e fundit. Kush e ka kaluar këtë eksperiencë e di mirë dhe dua t’i them të gjitha grave që po kalojnë këtë situatë që duhet të bëhen të forta sepse jeta vazhdon dhe nuk është faji i askujt. Dua t’iu them se jam afër jush nëse jeni duke vuajtuar sikurse unë. E ardhmja është plot surpriza dhe lumturi. Ju falenderoj për dashurinë që më keni treguar në këto momente të vështira për mua”, përfundon Canalis në mesazhin e saj.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel