Video/ Mbi 100 robotë përgatiten për gjysmëmaratonën e dytë humanoide në Kinë
Angelina Jolie ka mbërritur me bashkëshortin e saj Brad Pitt dhe ministrin e Jashtëm britanik, William Hague në ditën e tretë të samitit në Londër kundër përdhunimeve në luftë “End Sexual Violence in Conflic”’, (Kundër dhunës seksuale në luftë). Në këtë samit merrnin pjesë delegacione nga 130 vende të botës.
“Falë një protokolli të ri ndërkombëtar mbi dhunën seksuale në luftë qeveritë kanë të gjithë informacionin për të reaguar”, ka thënë aktorja amerikane duke folur mbi dokumentarin e prezantuar gjatë konferencës ku do të mblidhen dëshmi dhe prova nga të mbijetuarit për të bërë të mundur që krimet të ndëshkohen.
“Duam që e gjithë bota të dëgjojë historitë e viktimave të dhunës seksuale dhe të kuptojnë që kjo padrejtësi të mos tolerohet më dhe se dhimbja dhe mirëkuptimi që ndajmë me ta nuk janë të mjaftueshme”, tha Jolie.
Jolie ka nënvizuar rëndësinë historike të protokollit që është hartuar nga 25 ekspertë ndërkombëtarë duke u bazuar në eksperiencat e tyre të mbledhura në Uganda, në Republikën demokratike të Kongos dhe vende të tjera të përfshira nga lufta.
Top Channel