JLo në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës, Brazil 2014

13/06/2014 00:00

44 vjeçarja na tregoi figurën e saj të mrekullueshme teksa performoi së bashku me Pitbull dhe Claudia Leitte himnin zyrtar të Botërorit (We are one).

U përfol që artistja nuk do të ishte prezente ne ceremoninë hapëse të Kupës së Botës, por jo Lopez nëpërmjet një postimi në Instagram hodhi poshtë zërat duke konfirmuar pjesëmarrjen dhe mbrëmë  shfaqi gjithë energjinë e saj në skenë që nuk kishte asgjë që e ndalonte.

Ceremonia hapëse u zhvillua në stadiumin e Sao Paulo-s përpara fillimit të ndeshjes së parë , Brazil-Kroaci që përfundoi me rezultatin 3-1.

Ndërsa përsa i përket thashethemeve të fundit për një lidhje të mundshme të Jennifer-it me balerinin Maksim Chmerkovskiy ajo i përgënjeshtroi nëpërmjet një postimi në “Twitter”, “ jo nuk jam e lidhur. Janë thashetheme nuk është e vërtetë.”

FOTO GALERI
4/19

Top Channel