Sharapova, fytyra e re e parfumit “Avon Luck”

Fituesja për të dytën herë e titullit “French Open” , Maria Sharapova, është përzgjedhur fytyra e re e parfumit të Avon-it “Luck”.

Ajo ka shfaqur anën e saj elegante dhe luksoze në reklamën më të re të kompanisë së kozmetikës.

“Jam e lumtur të prezantoj Avon Luck, një parfum që na bën të themi të vërtetën dhe të shijojmë triumfet. Gjithmonë kam thënë sa më shumë të punoni, aq me fat ju jeni sepse përpiqeni të arrini qëllimet e mëdha që i keni vendosur vetes”, thotë fituesja e 5 titujve “Grand Slam” Sharapova.

“Kur ne krijuam Avon Luck ne dëshironim të nxirrnim në pah karizmën e individit dhe të dikujt që e ka krijuar vetë fatin në jetë”, thotë shefja e marketingut të Avon-it, Patricia Perez-Ayala.

Fushata publicitare vjen disa ditë pas triumfit për të dytën herë të tenistes Maria Sharapova në “French Open”.

Top Channel