“Shaka korçare” në Korçë

12/06/2014 00:00

Humor, muzikë dhe kërcime kanë qenë elementet e radhës që kanë mbushur teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë.

Aktorët e pandarë të kësaj skenë Zamira Kita dhe Albano Prodani së bashku me emra të tjerë të njohur të këtij qyteti janë ngjitur në skenë me një recital të tyrin dhe nën titullin “Shaka Korçare” kanë sjellë karakteret më të spikatura të tyre, por në situata të reja.

Përmes një spektakli të kompletuar Zamira dhe Albano kanë risjellë në mendjen e spektatorëve karakteret më të bukura të 10 viteve të fundit të lidhura me problemet aktuale, ndërsa për t’i dhënë ngjyra të plota këtij recitali ata për herë të parë kanë provuar të këndojnë dhe të kërcejnë.

Pjesë e kësaj varieteje e cila është mirëpritur nga salla kanë qenë edhe këngëtarët e qytetit dhe balerinët, ndërsa i ftuar ka qenë edhe aktori Arben Dervishi i cili prej vitesh i është larguar kësaj skene.

Recitali “Shaka Korçare” nën regjinë e Guri Koços ka rikthyer humorin në këtë skenë ndërsa krah aktorëve profesionistë ka vënë edhe talente të reja.

“Shaka Korçare” do të rivihet në skenë jo vetëm përgjatë ditëve në vijim, por edhe gjatë muajit korrik për ta bërë verën më gazmore.

Top Channel