Pink pozon nudo në kopertinën e “Who Magazine”

Këngëtarja Pink ka pozuar nudo për kopertinën e “Who Magazine”.

Prej 3 vitesh që është bërë nënë, Pink është mësuar që të pranojë edhe ato pak kilogramë të tepërta në trupin e saj.

“Kam shtuar 4 kilogramë, por jam shumë e qetë me fizikun tim, nuk jam ndjerë kurrë më në formë . Jam e lumtur”, thotë artistja.  

Pink ka qenë gjimnaste kur ishte fëmijë dhe ka mësuar qysh në vegjëli të respektojë dhe të dojë trupin e saj. Sporti e ka mësuar që të ketë objektiva të qarta dhe se ku duhet të përqëndrohej. Të jesh në sintoni me aspektin fizik është shumë e rëndësishme për këngëtaren që duket se ia ka transmetuar edhe vajzës së saj 3-vjeçare, Willow.    

Top Channel