Një dashuri e re për JLO?

12/06/2014 00:00

Pak ditë më parë u konfirmua ndarja e Jennifer Lopez nga koreografi 27-vjeçar Casper Smart, por tashmë kanë nisur të qarkullojnë thashethemet e para për një histori të re dashurie me balerinin profesionist të   “Dancing With The Stars”, 34-vjeçarin Maksim Chmerkovskiy.

Një burim për revistën “People” tha: “Ata patën një shkëndijë pas performancës së bashku në nëntor në  American Music Awards në Los Angelos”.
 
Një  tjetër burim për “E! News” tha: “Janë thashetheme pa përmbajtje. Ata janë vetëm miq”.

JLo ndodhet në Brazil sepse sonte së bashku me Pit Bull dhe Claudia Leitte do të përformojnë në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës himnin zyrtar të Botërorit (We are one). Teksa bëhen gati për përgatitjet e fundit, Jennifer ka shpëndarë në Instagram një foto më Pit Bull.  

Gjithashtu artistja ka postuar edhe disa foto duke na sjellë një aromë nga albumi i saj më i ri A.K.A që pritet të dalë në treg më 17 qershor.

FOTO GALERI
1/5
Një dashuri e re për JLO?

Top Channel