Kardashian-West vazhdojnë muajin e mjaltit në Meksikë

12/06/2014 00:00

Çifti i sapomartuar Kardashian-West, pas muajit të mjaltit në Irlandë, ka vendosur të shijojë edhe disa ditë në Meksikë. 

Kim ka punuar shumë për të patur një figurë të mrekullueshme të trupit të saj dhe tashmë po tregon rezultatet e ushtrimeve dhe dietës së rreptë.  

Në pjesën e dytë të muajit të mjaltit çifti ka vendosur të shijojë detin në Punta Mita në Meksikë.
 
Kanye West të shtunën festoi 37-vjetorin e tij dhe nëpërmjet një postimi në Instagram Kim shkruante: “Gëzuar ditëlindjen bashkëshorti im dhe miku im më i mirë! Ti më ke ndryshuar jetën dhe ti më inspiron. Të dua shumë!”.

Çifti u martua më 24 maj në një ceremoni private në Forte di Belvedere në Firence.  

FOTO GALERI
1/10
Kardashian-West vazhdojnë muajin e mjaltit në Meksikë

Top Channel