Bieber poston foto me ish të dashurën Selena Gomez

12/06/2014 00:00

Këngëtari Justin Bieber ka postuar një foto në Instagram me ish të dashurën Selena Gomez  duke shkruar:“Dashuria jonë pa kushte”. Duket sikur 20-vjeçari nuk dëshiron që ta lërë të ikë Selenën.
 

Pasi e ka postuar, ai ka vendosur ta fshijë, por më shumë se 16 milionë ndjekësit e tij kanë mundur që ta shpërndajnë. Nuk është hera e parë që këngëtari dëshiron të tregojë afeksionin për ish të dashurën.

Në mars ai postoi një tjetër foto të saj në party-in e “Oscar”-ve duke shkruar: “Princesha më elegante në botë” .

Gomez-Bieber u ndanë në nëntor të vitit 2012  pas 2 vitesh lidhjeje, por duket se mes tyre nuk është shuar gjithçka.

FOTO GALERI
1/6
Bieber poston foto me ish të dashurën Selena Gomez

Top Channel