Shkodër, aksidentohet për vdekje 32-vjeçari
11/06/2014 00:00
Një 32-vjeçar ka humbur jetën dhe një i mitur është plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti me motoçikletë të ndodhur në orët e pasdites së të mërkurës në Barbullush të Shkodrës.
Nga informacionet paraprake mësohet se i riu ka humbur kontrollin e motoçikletës duke u përplasur me murin rrethues të një godinë.
Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëherëshme 32-vjeçari, ndërkohë që ka mbetur i plagosur rëndë një 12-vjeçar, që raportohet si nipi i viktimës.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së saj.
Top Channel