Shay Mitchel, femra më seksi në botë

11/06/2014 00:00

Aktorja e serialit televiziv “Pretty Little Liars” është kurorëzuar nga “Esquire” si femra më seksi në botë

Është Shay Mitchel gruaja më seksi në planet. Ajo është kurorëzuar nga edicioni filipinas i revistës “Esquire” duke i kushtuar kopertinën dhe një set fotografik në “lingerie”.

Forma perfekte dhe një talent natyral në artin e joshjes i bën meshkujt të falen para saj. Pasi ishte protagoniste e një seti fotografik së bashku me aktoret e tjera të serialit  (Troian Bellisario, Ashley Benson dhe Lucy Hale), tani Mitchel ka fituar edhe titullin nga revista“Esquire” falë formave të saj perfekte.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është gati për të nisur edhe edicioni i pestë i serialit televiziv “Pretty Little Liar”. 

FOTO GALERI
1/3
Shay Mitchel, femra më seksi në botë

Top Channel