Një braziliane, tifoze speciale e Ronaldos

11/06/2014 00:00

Kombëtarja e Portugalisë do të ketë një tifoze speciale në botërorin Brazil 2014. Ajo është modelja dhe prezantuesja e njohur braziliane, Andressa Urach.

Modelja, e cila në vitin 2012 ishte renditur e dyta në miss Bumbum, ka mbërritur më parë se kombëtarja e Portugalisë në Campinas-PS, aty ku ata do të akomodohet.

Gjysmë e zhveshur, por e pikturuar me ngjyrat e kombëtares portugeze, Andressa është bërë menjëherë protagoniste dhe ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve.

Më konkretisht, ajo është në pritje të Cristiano Ronaldo, me të cilit thotë se ka pasur një marrëdhënie në të kaluarën, por është paditur në atë kohë nga lojtari portugez.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel