Kelly Rowland pret fëmijën e saj të parë

Kelly Rowland është shtatzanë me fëmijën e saj të parë. Artistja zgjodhi një mënyrë origjinale për të bërë publik lajmin në Instagram. Kelly postoi një foto të dy palë këpucëve të bashkëshortit të saj dhe versionin për fëmijë të atleteve “Air Jordans”.

“Do të shkëlqej si babai im”, shkruan Kelly në Instagram. Ylli i grupit Destiny’s Child u martua me Tim Witherspoon muajin e kaluar në Kosta Rika në një ceremoni private me familjarët dhe miqtë më të ngushtë, mes tyre edhe 2 motrat Beyonce-Solange.

33-vjeçarja u takua me bashkëshortin Tim në vitin 2011 dhe dhjetorin e kaluar ata vendosën të bënin zyrtare marrëdhënien e tyre.    

Top Channel