Candice Swanepoel, e magjishme në eventin e “Maxim”

11/06/2014 00:00

E veshur e gjitha me lëkurë në ngjyrë të zezë mbërriti në tapetin e kuq modelja afrikano-jugore. Modelja Swanepoel ishte e pranishme në eventin e përvitshëm të revistës Maxim “Hot 100 list” që u zhvillua në Westwood aera në Los Angelos.

Modelja e Victoria’s u zgjodh  nga “Maxim Hot 100” si  femra më seksi në botë duke lënë pas femra të tjera shumë të talentuara dhe bukura.

Gjatë një interviste ajo tha: “Eshtë një ndjenjë e mrekullueshme. Falenderoj Maxim për këtë vlerësim”.

Pas modeles afrikano-jugore në vendin e dytë u rendit aktorja Scarlett Johansson dhe në vendin e tretë  Katy Perry e cila ndiqej nga  rusja, Irina Shayk dhe Jennifer Lawrence .

FOTO GALERI
1/9
Candice Swanepoel, e magjishme në eventin e “Maxim”

Top Channel