Briatore-Gregoraci shijojnë bregdetin italian

11/06/2014 00:00

Bisnezmeni italian, 64-vjeçari Flavio Briatore dhe bashkëshortja e tij Elisabeta Gregoraci, 34 vjeç, u fotografuan teksa  shijonin një ditë në plazh në Marina di Pietrasanta në Itali.

Çifti i cili festoi 6-vjetorin e martesës të shtunën ishte i shoqëruar edhe nga djali i tyre, 4-vjeçari Falco.

Briatore herë pas here shikohej teksa përqafonte dhe puthte bashkëshorten e tij. Gregoraci kishte nxjerrë ne pah trupin e saj të tonifikuar me një bikini ngjyrë blu.

Briatore dukej një baba shumë i përkushtuar teksa shoqëronte djalin të notonte. Gjatë një interviste ai u shpreh: “Fëmija të ndryshon jetën kështu që duhet të respektosh bashkëshorten dhe familjen”. Ai ka edhe një vajzë, Leni, me modelen gjermane Heidi Klum.

FOTO GALERI
1/8
Briatore-Gregoraci shijojnë bregdetin italian

Top Channel