Jennifer Lopez “ndryshon look” pas ndarjes
10/06/2014 00:00
Jennifer Lopez është shfaqur e buzëqeshur në spektaklin “Tonight Show” pak ditë pas ndarjes nga “toyboy”, 27 vjeçari Casper Smart. Por ajo që vihej re ishte ndyshimi i “look”-ut, që në rastin e artistes ishte për shkak të një performance së bashku me komedianin Jimmy Fallon.
JLo kishte zgjedhur të mbante flokë të zeza të shkurtra dhe kishte veshur pantallona të bardha dhe një T- Shirt që i evidentonte abdominalet super të tonifikuara.
Gjithsesi Lopez dukej e buzëqeshur edhe pse nuk është momenti më i mirë për këngëtaren, 44 vjeçare pas ndarjes nga një marrëdhënie rreth 2 vjet e gjysmë me koreografin, Casper Smart.
Top Channel