Jada Pinkett Smith super në formë në Hawaii

10/06/2014 00:00

Jada Pinkett dhe Will Smith përpara disa kohësh ishin në qendër të tabloidëve lidhur me disa foto të vajzës së tyre 13 vjeçare, Willow.  Çifti u gjend përballë akuzave dhe kritikave të shumta lidhur me atë që po ndodhte me vajzën e tyre. Por familja duket se i ka lënë pas këto vështirësi dhe është shfaqur më e bashkuar se kurrë duke shijuar plazhin në Hawaii.

Will-Jada Pinkett Smith shkëmbenin puthje dhe dukeshin shumë të lumtur. Jada kishte nxjerrë në pah trupin super të tonifikuar. 42 vjeçarja dukej e mrekullueshme me nje bikini blu me motive të luleve.

Gjithashtu me ta ishte edhe e vajza e tyre Willow, 13 vjeç  e cila së bashku me prindërit kishte vendosur të shijonte një fundjavë në Hawaii.

FOTO GALERI
1/6
Jada Pinkett Smith super në formë në Hawaii

Top Channel