Polemika për Kanye West/ Franca kërkon të bllokojë koncertin, Londra e përjashton nga festivali
Ish i dashuri i Jeniffer Lopez, Casper Smart, kohët e fundit u përfol nga mediat “gossip” se kishte flirtuar me 2 transeksualë, por sipas mediave kjo kishte ndodhur në kohën kur ai nuk ishte me JLo, pasi ata kishin rreth 2 muaj të ndarë.
Për “The Sun” transeksuali Xristina Marie tregon bisedat që arriti të shkëmbejë me koreografin Casper gjatë mbrëmjes kur u takuan në një klub nate në Florida. “Ti e di se çfarë lloj vajze jam unë. Dhe ai më tha: “nuk jam budalla”. Mbiemri im është Smart (I zgjuar)”.
“Çdokush në Miami e di shumë mirë se kush jam unë. Të paktën një individ do ia ketë thënë që unë jam transeksual”, thotë Xristina Marie.
“Pasi u takuam ai më bëri ftesë në Instagram dhe nisi të më dërgojë mesazhe. Ne filluam të flasim dhe u takuam disa ditë më vonë. Me makinën e tij bëmë një xhiro rreth Miamit, ku u puthëm dhe patëm diçka edhe më shumë atë ditë”, thotë Marie.
Top Channel