Polemika për Kanye West/ Franca kërkon të bllokojë koncertin, Londra e përjashton nga festivali
George Clooney dhe Amal Alamuddin po planifikojnë të martohen në Venecia pas rreth një viti që kanë filluar të shoqërohen me njëri-tjetrin.
Aktori 53 vjeçar Clooney dhe avokatja e të drejtave të njeriut u fejuan në prill. Ideja për një dasmë në Venecia vjen pasi çifti anuloi planet për një martesë në Hollywood, e cila nuk iu duk shumë private.
Një burim për “New York Post” tha, “ George dhe Amal dëshirojnë të martohen në Itali, sepse duan një vend që t’i ofrojnë vetes dhe të ftuarve një privatësi totale”.
Çifti gjatë qëndrimit në Itali shijoi ushqimet e mrekullueshme të një restoranti në Venecia.
Clooney është shumë i lidhur me Italinë, ai ka blerë prej disa vitesh edhe një vilë në Liqenin e Komos dhe herë pas here e shfrytëzon për pushime.
Top Channel