Beyonce, Jay Z dhe Blue Ivy bashkë, pas zërave për një krizë në martesën

09/06/2014 00:00

Çifti u fotografua në New York, ku Jay Z mbante në duar vajzën 2-vjeçare, Blue Ivy, ndërsa pas tyre vinte Beyonce, e veshur sport dhe pa makeup. Çifti, i cili kohët e fundit po përflitet për një krizë në martesë, u shfaqën të bashkuar, pas thashethemeve që i kanë ndjekur kohët e fundit.

Thashethemet për flirte të reperit duket se nxitën edhe sulmin e Solange në ashensorin e “Standard Hotel”, në after-party-n e “Met Gala”.

Thashethemet për tradhëti janë të reja për çiftin Beyonce-Jay Z, pasi martesa e tyre konsiderohej si një ndër më të lumturat në botën e Hollywood-it.

Në “In Touch Weekly” thuhet se multi-milioneri dhe reperi Jay Z është takuar me një hostess, në New York, të quajtur Case Cohen.

Familja po kalon pak kohë së bashku, përpara nisjes së turit “On The Run”, që pritet të hapë siparin në Miami, më 25 Qershor.

FOTO GALERI
7/10

Top Channel