Kryetari Kuvendit Ilir Meta i shoqëruar nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksander Arvizu zgjodhën rafting në Kanionet e Osumit në Skrapar për të promovuara turizmin si potencial të zhvilimit ekonomik të Shqipërisë.
Arvizu u njoh me natyrën e bukur të Kanioneve si dhe me adrenalinën që të ofron vozitja në Lumin e Osumit .
“Pata një eksperiencë të llahtarshme. Këtu në Skrapar ne duhet të mendojmë për potencialin e vizitorëve, por duhet ta bëjmë këtë në mënyrë të kujdesshme në një model të qendrueshëm zhvillimi,sepse gjëja më e rëndësishme është ruajtja e bukurisë së natyrës që shohim, ndërkohë që e bëjmë të njohur për pjesën tjetër të shqiptarëve dhe pjesën tjetër të Europës”, tha ambasadori Arvizu.
Janë të shumtë personat që në fundjavë zgjedhin për të shijuar bukuritë e Kanioneve të Osumit, por që në fakt nuk janë të njohur nga të gjithë edhe brenda territorit të Shqipërisë. Ky vend është një atraksion turistik i preferuar edhe nga të huajt që kanë marrë informacione për të.
Top Channel