Marinsat amerikanë në Shkodër

07/06/2014 00:00

Një grup ushtarakësh kadetë të shkollës së Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët ndodhen prej dy javësh në vendin tonë për të shkëmbyer eksperienca, kanë nisur një punë vullnetare gjatë së shtunës, duke lyer ambjentet e brendeshme të qëndrës së zhvillmit të personave me aftësi të kufizuara në qytetin e Shkodrës.

Grupi i kadetëve të marinës amerikane përbëhet nga 13 përsona, dy prej të cilëve janë  femra. Nënkoloneli Chanel Rote shprehet se misoni i tyre në Shqipëri është për të njohur kulturën e këtij vendi dhe për të shkëmbyer eksperienca, shoqëruar kjo me punë vullnetare.

“Misioni ynë në Shqipëri është për të njohur kulturën e këtij vendi dhe për të shkëmbyer eksperiencën tonë me ushtarakë shqiptarë. Por gjatë ditëve të qëndrimit këtu, me shumë kënaqësi oforjmë ndihmë vullnetare për personat me aftësi të kufizuara”, tregon oficeri Rote.

Ndërkohë, drejtoresha e këtij institucioni, Luljana Cepi ka shprehur mirënjohjen për këtë nismë kaq humanitare të Marinës Ameriakne. Kadetët amerikanë shprehin vlersime për mikpritjen dhe shprehen se, nëse do iu krijohet një mundësi e dytë për të ardhur në Shqipëri do ta pranojnë me shumë dëshirë.

Grupi i kadetëve të marinës së SHBA që kanë ardhur në fund  të muajit maj do të qëndrojë tre javë në vendin tonë dhe çdo fundjavë do të angazhohen në punë vullnetare në shërbim të komunitetit. Sipas drejtuesve të këtij misioni, kjo nismë prej një viti është kthyer në traditë dhe do të vazhdojë dhe në vitet e ardhshme.

Top Channel