Artistja Lady Gaga ka vendosur të rikthejë vitet 1980  dhe kësaj radhe përmes pamjes së saj. 28 vjeçarja duket sikur nëpërmjet kësaj forme dëshiron të bëjë një homazh për ikonat e muzikës së viteve 1980 si Cher.  Lady Gaga është artistja e paparashikueshme që bën gjithçka në skenë dhe zgjedhja e modelit të flokëve apo veshjeve nuk çudit askënd.  

Me një veshje print leopardato dhe flokë super kaçurrela  kërkon të rikujtoje kohën, kur Cher ishte në kulmin e karrierës së saj.

 Para disa ditësh Gaga u shfaq në Instagram si Stefani Germanotta me disa foto pa make up dhe tërësisht natyrale duke hedhur mënjanë paruket dhe veshjet ekstravagante.

FOTO GALERI
1/7
Lady Gaga rikthen Cher-in

Top Channel